Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis, në Lezhë
Një magazinë me 1 mijë rrënjë kanabis është zbuluar në Lezhë.
Sipas burimeve, magazina e zbuluar nga policia ndodhej pranë superstradës Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit, raporton A2Cnn-i.
Përveç bimëve të kanabisit, u sekuestruan edhe sende të ndryshme për kultivimin, ndriçimi artificial dhe sisteme ajrosjeje. Gjithashtu për rastin ka persona të arrestuar nga policia e Lezhës./Indeksonline/

