18:37 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Zbulohet marrëdhënia që ka Armina me fëmijët e Shkëlzen Berishës

Blogerja e njohur Armina Mevlani prej më shumë se pesë vitesh është në një lidhje dashurie me Shkëlzen Berishë. Kohët e fund ata janë përfolur edhe për martesën e cila mund të ndodhë gjatë këtij viti. Vetë blogeria ka shprehur se dasmën dëshiron që ta bëjë në Shqipëri sepse duan një numër të madh njerëzish.

Gjatë ditëve të karantinës, Armina ka qenë mjaft aktive, ku shpesh herë ka organizuar dhe disa mini-intervista me ndjekësit e saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, ku i është përgjigjur një numëri të madh pyetjesh.

Një nga pyetjet që fansat i kanë drejtuar asaj ka qenë: Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzen Berishës?

Rikujtojmë se nga martesa e parë, ka dhe dy fëmijë. Armina shprehet se i konsideron si shokë dhe kënaqen shumë së bashku.

“Si shokë, sepse janë adoleshentë dhe kënaqem me ta”, është përgjigjur Armina.