Zbulohet marrëveshja e fshehtë mes Mbappes dhe Al Khelaifit

Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.
Sulumuesi i PSG-së, pasi fitoi mbrëm Superkupën e Francës, foli edhe njëher për të ardhmen e tij, ku tha se nuk ka marr ende një vendim por se ka një marrëveshje me presidentin e klubit parisian, shkruan IndeksOnline.
“Unë nuk e kam marrë ende vendimin tim, por ne e kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi. Andaj, kjo nënkupton se të gjitha palët janë të mbrojtura. Fokusi është te ekipi, e jo tek situata ime.”, deklaroi Mbappe.
Por mediat franceze ditën e sotme po raportojnë se Mbappe ka hequr dorë nga një bonus prej 80 milionë euro në PSG, i cili mund të rritet në rreth 100 milionë euro.
Por nëse 25-vjeçari nënshkruan një kontratë të re me PSG-në, ai do t’i jepen të gjitha shpërblimet dhe do të merrte një bonus tjetër më të madh.
Kujtojmë që Mbappe ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në qershor të vitit 2024, ndërsa Real Madrid është duke këmbngulur në transferimin e tij./IndeksOnline/