17:00 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Zbulohet ‘mashkulli misterioz’ që u shfaq në skenë me Ed Sheeran

Ed Sheeran mbajti performancë speciale në Detroit ku në skenë erdhi edhe një super befasi.

Ishte reperi amerikan Eminem ai i cili u fut papritur në skenë kur Sheeran nisi këndimin, transmeton Uindeksonline.

Kur pjesëmarrësit e koncertit filluan të këndonin, papritmas u shfaq një burrë me kapuç. Kur fansat e kuptuan se kush ishte, ata u egërsuan, shkruan The Mirror.

Sheeran dihet se është një fans i Eminem që në moshë të re. Muzika e reperit amerikan thuhet se e ka ndihmuar atë të heqë qafe belbëzimin./Indeksonline/