09:44 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet mashtrimi, kërkonte të holla përmes rrjeteve sociale kinse për ‘fëmiun e sëmurë’ (Foto)

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar kërkesat për të ndihmuar personat të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Jo rrallë herë ndihmë po kërkohet edhe përmes rrjeteve sociale. Por, jo gjithmonë këto raste po dalin të jetë të vërteta dhe të arsyeshme për tu ndihmuar.

Së fundi, një grup i femrave ka zbuluar një mashtrim nga një person identiteti i të cilit ende nuk dihet saktë, shkruan Indeksonline.

Po i njëjti person, kërkon të holla kinse për trajtimin e fëmiut jashtë vendit, gjersa me biseda të ndryshme ‘ndërron’ fjalët duke u dhënë kahje të ndryshme.

“Djali i ka humbur të pamurit, ka problem me boshtin kurrizor, ka problem me zemer, nuk ecen”, janë disa nga diagnozat e dhëna kundrejt disa personave.

Shumë njerëz me vullnet të mirë nuk kanë hezituar ta ndihmonë atë!

/Indeksonline/