75 Mall Live Search
09:53 / E Diele, 21 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zbulohet mesazhi, e dashura e Valverdes provoi t’i ndryshojë mendjen Casemiros (FOTO)

E dashura e Fede Valverde, Mina Bonino, i kërkoi Casemiros të refuzojë kalimin te Manchester United dhe të qëndrojë te Real Madrid.

Mina Bonino i kërkoi Casemiro-s me një mesazh në “WhatsApp”, që të mos shkojë te “Djajtë e Kuq”. Ajo shkroi: “Gil de mierda! No te vayas”, që përkthehet në “mos u largo, ti m*t” nga spanjishtja.

Casemiro fitoi me madrilenët 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League. Ndërsa, nga transferimi i Casemiros te “Djajtë e Kuq” Reali përfiton plot 70 milionë euro plus bonuse.