12:48 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet misteri, ja pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën

Gratë duhet të vishen me të zeza kur janë në takim me Papën dhe për këtë ka një arsyetim goxha interesant të Kishës Katolike.

Pa marrë parasysh nëse jeni apo jo ndjekës i lajmeve për Papën, ka diçka të pashmangshme që ju e shikoni në çdo kronikë televizive në takimet e lidervë botërorë me Papën, gratë janë të veshura me të zeza.

Por, çfarë do të thotë kjo, a është Papa i vetmi që mund të vishet me të bardha

Së pari ne duhet t’ju sqarojmë që për të pasur një takim me Papën ju duhet të pyesni apo të merrni leje shumë muaj para tek autoritet përkatëse dhe duhet të shikoni rregullave që duhet t’ju përmbaheni.Por rregulli më misterioz është veshja e grave me të zeza, ato nuk mund të veshin të bardha dhe arsyeja është kuptimi që mbartin ngjyrat.Sipas Kishës Katolike gratë duhet të veshin të zezën kur ato janë përballë Papës për shkak se përfaqëson përulësi dhe devotshmëri.

Përveç kësaj, veshja juaj duhet të mbulojë krahët, fundi duhet të jetë nën gju, dhe të vënë një vello që mbulon fytyrat e tyre.

Prisni, pse po Reina Letizia mund të veshë të bardha?

Kjo sepse mbretëresha e Spanjës ka privilegjin “du blanc” ose “privilegjin e Bardhë”, dhënë për gratë ose mbretëreshat me pozita të larta në politikë.Ato janë dhënë vetëm për monarkët katolikë apo gratë e udhëheqësve katolikë.

Kush mund të veshë rroba të bardha sot në takimin me Papën?Mbretëresha e Spanjës, mbretëresha Paola e Belgjikës, dukeshës María Teresa e Luksemburgut, Princesha Charlene de Monaco dhe mbretëresha Matilde de Bélgica.

Dhe në qoftë se jeni duke pyetur veten për Mbretëresha Elizabeth II të Anglisë, mbani mend që ajo duhet të veshë të zezën.