75 Mall Live Search
20:02 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zbulohet misteri, kjo është vajza që po e shoqëron Capital T në Paris

Reperi i njohur Capital T prej ditësh ka paralajmëruar këngën e re.

“Je T’aime” mban titullin kënga e cila publikohet nesër (14 shkurt) në ditën e Shën Valentinit, shkruan Indeksonline.

Por, para kësaj reperi ka ndarë një video të shkëputur nga xhirimet e klipit që janë realizuar në qytetin e Parisit.

Capital T pasi nxiti dyshimet kur publikoj një fotografi nga atje në krahë e një femre misterioze, tashmë ka zbuluar fytyrën e saj, të cilës i dhuron një trëndafil të kuq.

Pas aludimeve që ajo ishte në një lidhje intime me vajzën në fjalë, reperi me këtë mohoj thashethemet duke dëshmuar që ajo është protagoniste në videoklipi e tij më të ri./Indeksonline/

View this post on Instagram

“JE T’AIME” ? Nesër – 14:02

A post shared by Capital T (@truekapo) on