09:40 / E Premte, 08 Korrik 2022 / OSH

Zbulohet motivi i aktit të tmerrshëm ndaj ish-kryeministrit japonez

Një akt i pazakontë dhune ndodhi mëngjesin e sotëm me orën lokale të Evropës, kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe (67) u qëllua në qytetin Nara.

Sulmuesi më pas u ndalua nga sigurimi i Abe dhe u dërgua në paraburgim.

Mediat japoneze raportojnë se i dyshuari është Tetsuya Yamagami (41-vjeç), banues në Nara. Ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze.

Yamagami dyshohet se i tha policisë se ishte i pakënaqur me Aben dhe donte ta vriste atë, shkruan Reuters.

Si kujtim, Abe ishte kryeministër për dy mandate dhe u bë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020 për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Megjithatë, ai mbeti një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, duke kontrolluar një nga fraksionet kryesore të saj dhe ndodhej në Nara për të mbajtur një fjalim politik përpara zgjedhjeve të së dielës.

Yamagami u mor në paraburgim për tentativë vrasje dhe arma e tij u konfiskua.

Mediat lokale raportojnë se Yamagami e kishte ndërtuar vetë armën, domethënë i kishte bërë disa modifikime në të. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime për momentin.