21:36 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbulohet ngatërresa, kjo grua nuk është në kërkim për grabitjen e Rinasit

Përfshirja e një femre në grabitjen e Rinasit ka qenë një lajm mjaft tërheqës për mediat dhe portalet online. Mesditën e së mërkurës në të gjitha mediat u shfaq fotoja e një vajze që ishte siguruar nga burime të policisë me identitetin E.Bici.

Por një ditë më pas duket se fotoja i përket një tjetër personi që thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas një kronike të transmetuar në Klan Plus fotoja i përket Elona Bicit me origjinë nga Elbasani e cila jeton prej kohësh në Gjerman.

Ajo thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas të njëjtave burime në kërkim është Edlira Bici, nga një qytet në veri të vendit.