18:54 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet një grup i varrezave në këtë vend të botës!

Një ekip gërmimi ka zbuluar një grup të varrezave për të cilat besohet se iu takojnë priftërinjve nga koha antike e zotit egjiptian Tot.

Nekropoli i lashtë egjiptian përmban 40 varreza, statuja të vogla dhe varëse me përshkrimin “Urime Viti i Ri”, shkruan Sky News.

Ministri i Antikitetit i Egjiptit, Khaled El-Enany, tha se zbulimi është bërë në afërsi të Tuna al-Gabal, në jug të Kajros.

Ky vend konsiderohet 2.000 vjeçar dhe pritet të marrë edhe pesë vjet kohë për të vazhdimin e gërmimeve./Indeksonline/