17:30 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet një lloj grerëze me helm paralizues

Shkencëtarët në Amazona kanë gjetur një lloj të ri grerëzës që duket e frikshme.

Përveç që djeg tepër gjatë pickimit, ajo posedon një helm të fortë që është në gjendje të paralizojë viktimën, para se të çelë vezët brenda trupit të zgjedhur, transmeton KosovaPress.

Clistopyga crassicaudata është një specie parazitare që jo vetëm ka një thimth të gjatë, por edhe shumë më të gjerë në krahasim me grerëzat e tjera, shkruan revista Zootaxa.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se kjo specie e pazakontë e grerëzave mund të gjenden në mes të Andeve dhe maleve Amazona në Amerikën e Jugut. “Unë kurrë nuk kam parë asgjë si kjo,” tha profesori Ilari E. Saeaeksjaervi nga Universiteti Turku.

Grerëzat parazitare vë vezët brenda merimangave dhe përmes thimthit të gjatë lëshojnë helmin në trupin e tyre.

“Ne nuk e dimë me siguri se çfarë lloj të merimangës këto lloje preferojnë. Grerëza gjigante duket si armë e sofistikuar dhe ne ende jemi duke analizuar natyrën e saj,” tha profesori Saeaeksjaervi.