20:50 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet një pikturë e vjetër e Jezu Krishtit, në murin e një Kishe

Një pikturë 1500 vjeçare e Jezu Krishtit është gjetur në murin e një kishe të braktisur në shkretëtirën izraelite.

Shfaqja e pikturave të fragmentuara mendohet të jenë nga shekulli i gjashtë dhe ekspertët pohojnë se zbulon skicën e fytyrës së Krishtit dhe një Jezus rinor me flokë të shkurtra.

Portreti i Jezusit u zbulua për herë të parë në vitet 1920 dhe tani është ri-analizuar duke përdorur teknika moderne.

Ajo u gjet në rrënojat e Shivta, një fshat i vjetër bujqësor në zemër të shkretërisë Negev, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Be’er Shevës./Indeksonline/