16:30 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / AR

Zbulohet një tjetër rast dhunimi në Premier Ligën angleze

Një lojtar tjetër i Premier Ligës angleze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar pasi që e dashura e tij e ka lajmëruar policinë për sulm dhe dhunim ndaj saj.

Po ashtu, raportohet se lojtari në fjalë është plagosur pasi që policia kishte hyrë në shtëpinë e tij.

Futbollisti emri i të cilit nuk është bërë i ditur spekulohet se i ka dhuruar një shumë të majme avokatit të tij që të mënjanojë interesimin nga mediat.

Kjo ngjarje del në pah menjëherë pas rastit të Mason Greenwood, ku ky i fundit u arrestua dhe më pas është liruar me kusht me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim me vdekje drejt së dashurës së tij.