75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Zbulohet numri që do ta bartë Mustafi te Schalke

Shkodran Mustafi u transferua në Schalke nga Arsenali në ditën e fundit të miniafatit të janarit.

Mbrojtësi shqiptar ndërpreu kontratën me “topçinjtë” dhe iu bashkua klubit nga Bundesliga, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në rrjetet sociale – Schalke e zbulon se Mustafi, do ta bartë fanellën me numër 30-të.

Kujtojmë se Mustafi nuk do të luajë për Schalken për disa ditë, për shkak të karantinës.

Ai tani është në karantinë dhe nuk do të paraqitet në stërvitje me klubin gjerman për më shumë se një javë./IndeksOnline/