Zbulohet oferta e skuadrës amerikane për Antonie Griezmann-in
Skuadra amerikane, Orlando City ka shfaqur interesim për transferimin e Antonie Griezmann-it.
Madje drejtuesit e klubit raportohet se kanë pasur takime me agjentët e lojtarit dhe Atletiko Madridin, shkruan IndeksOnline.
Griezman është objektivi kryesor i Orlandos dhe dëshiron transferimin e tij në javët e ardhshme.
Sipas raportimeve, skuadra amerikane i ka bërë një propozim për tre vjetët e ardhshëm.
34-vjeçari ka kontratë me Atletiko Madridin deri në vitin 2027, por nëse arrinë një ofertë e kënaqshme, atëherë skuadra spanjolle do të pranonte shitjen e Griezmann-it./IndeksOnline/

