75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Zbulohet orari i ndeshjes miqësore mes Çekisë dhe Kosovës

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do të luajë një ndeshje miqësore.

“Dardanët” më 31 maj do të udhëtojnë drejt Republikës së Çekisë, shkruan Indeksonline

Është konfirmuar se nga ora 16:00 në stadiumin “epet Arena” në Pragë do të zhvillohet kjo ndeshje miqësore.

Kujtojmë që Çekia e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, kurse Kosova jo.

Miqësorja e dytë e skuadrës së Franco Fodas do të jetë në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës./Indeksonline/