Zbulohet paga dhe asistenti i trajnerit Rolando Maran
Rolando Maran është zyrtarizuar si trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë dhe tashmë janë zbuluar detajet e kontratës
Sipas “Telesport”-it trajneri italian do të përfitojë një pagë prej rreth 28/30 mijë euro neto në muaj, shifër kjo dukshëm më e ulët se ajo që përfitonte paraardhësi i tij, Sylvinho, shkruan Indeksonline
Kontrata e Maran-it parashikon gjithashtu bonuse të rëndësishme në rast suksesi me kuqezinjtë, përfshirë shpërblime për vendin e parë në Ligën C të UEFA Nations League dhe për kualifikimin në UEFA Euro 2028.
Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë shkarkimi, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jetë edhe ndihmësi i tij, Christian Maraner./Indeksonline/

