Zbulohet pasuria marramendëse e Sydney Sweeney
Sezoni i ri i serialit të njohur të HBO-së “Euphoria” ka ngjallur shumë reagime tek shikuesit dhe skenat me aktoren Sydney Sweeney kanë qenë në qendër të diskutimeve.
Ndërsa polemika vazhdon, shumë janë të interesuar edhe për sa ka fituar ylli 28-vjeçar gjatë karrierës së saj të suksesshme, transmeton Indeksonline.
Sezoni i tretë zhvillohet pesë vjet pas ngjarjeve të sezonit të mëparshëm dhe ndjek personazhet ndërsa ata përpiqen të ndërtojnë një jetë të pavarur. Për Cassie-n, të luajtur nga Sweeney, kjo do të thotë të hapë një faqe të ngjashme me OnlyFans për të mbledhur para për dasmën e saj.
Ishte kjo pjesë e historisë që shkaktoi skena që shumë i konsideruan problematike. Në njërën prej tyre, aktori Jacob Elordi mban Cassie-n me zinxhir të veshur si këlysh, ndërsa në një tjetër ajo shfaqet e veshur si foshnjë me biberon ndërsa filmon përmbajtje për të rritur.
Edhe pse ende nuk ka mbushur 30 vjeç, pasuria e Sydney Sweeney vlerësohet në rreth 40 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth. Të ardhurat e saj vijnë nga një sërë burimesh, duke përfshirë tarifat multi-milionëshe të filmave./Indeksonline/


