17:56 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet personi që i vodhi të dhënat CIA-s

Është ngritur akuzë kundër ish-inxhinierit kompjuterik të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Joshua Schulte (29) për rrjedhje të informacioneve.

Ai akuzohet se qëndron prapa rrjedhjes më të madhe të informacionit në historinë e CIA-s, shkruan Politiko.

Schulte ishte akuzuar për përdorimin e faqes së Wikileaks për të parë mjetet e piraterisë së qeverisë amerikane të publikuara në mars 2017, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Përpara gjykatës federale të Nju Jorkut, Schult u akuzua më parë për posedim të pornografisë së fëmijëve, por tani po zgjerohet për të mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale, duke dëmtuar kompjuterët e CIA-s, duke gënjyer hetuesit, etj.