75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohet planeti më i ngjashëm me Tokën, të dhënat gjendeshin të fshehura në teleskopin e harruar

Një planet i ngjashëm në temperaturën e sipërfaqes dhe madhësi me Tokën është zbuluar 300 vite dritë larg planetit tonë.

Kepler-1649c u zbulua i fshehur në të dhënat e mbledhura nga teleskopi hapësinor Kepler 2 vjet pasi ndaloi së u përdoruri nga NASA në obzervimin 7 vjeçar.

Ai është përshkruar si planeti më i ngjashëm me Tokën që është gjetur ndonjëhere. Kjo u arrit falë kërkimeve për inteligjencë jashtëtokësore.

Planeti shkëmbor është vetëm 1,06 herë më i madh se Toka dhe merr një ndriçim nga ylli i tij sa 75% e ndriçimit që Toka merr nga Dielli.