75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohet prioriteti i Milanit për merkato

Milan po përgatitet për merkaton e verës, me kuqezinjtë që do të bëjnë shumë ndryshime.

Shumë emra janë përfolur si afrime të mundshme dhe “Tuttosport” ditën e sotme ka zbuluar prioritetin e merkatos kuqezi.

Bëhet fjalë për Sandro Tonalin. Mesfushori i talentuar i Brescias kërkohet me çdo kusht nga Gazidis në ekip, me “Djallin” që duket se është ekipi më i avantazhuar në garë.

Për italianin interesohen edhe Inter, Juventus e Napoli, por Milan ka mundësi t’i ofrojë një vend si lider në ekip Tonalit, ndryshe nga klubet e tjera. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë 19-vjeçari.