75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbulohet pse në çokollata krijohet shtresë e bardhë! A është ajo e dëmshme?

Nuk ka asgjë më ngushëlluese se sa një çokollatë mëndafshi- për çdo vit, miliona paund shufra humben, sepse ato bëhen me pika që duke si pluhur i bardhë.

Tani mund të zbulohet se ky fenomen i çuditshëm është për shkak të grimcave të yndyrës në çokollatë që ngrihet në sipërfaqe.

Mbajtja e çokollatës në një vend shumë të ftohtë ose shumë të ngrohtë do të bëj të ashtuquajturën “lulëzim yndyror”, që çon në mijëra ankesa të konsumatorëve çdo vit, sipas Channel 4’ Food Unwrapped, transmeton Indeksonline.

Sipas shkencëtarëve, të cilët përdorën radiografinë më të madhe në botë në një fabrikë në Hamburg, Gjermani, teknikët zbuluan se pluhuri i bardhë ngrihet në sipërfaqe përmes çarjeve të vogla në çokollatë, të cilat ndodheshin kur çokollatë nuk është ruajtur në temperaturën e duhur.

Më pas ata zbuluan se çokollata është më së miri të ruhen në temperaturën midis 14 dhe 18 gradë Celsius, për ta mbrojtur nga kjo shtresë e bardhë.

“Lulëzimi i yndyrës” nuk do të thotë se kjo çokollatë është e dëmshme, ajo është ende e ngrënshme edhe nëse ju shihni shenja të bardha./Indeksonline/