Zbulohet pseudonimi i çuditshëm i mbretit Charles që dyshohet se e përdorte për Meghan-in

Një detaj interesant i supozuar nga koha kur Meghan Markle ishte ende anëtare e familjes mbretërore filloi të përhapet në media. Përkatësisht, sipas Daily Mail-it, mbreti Charles ia vuri nofkën “tungsten”.
Është emri në anglisht për elementin kimik “tungsten”, emri i të cilit vjen nga fjalët suedeze “tung sten” (kroatisht: gur i rëndë), transmeton Indeksonline.
Thuhet se Charles kishte për qëllim të thoshte se Meghan është këmbëngulëse.
“Charles e admiron Meghan-in për forcën dhe mbështetjen e saj për Harry-n, i cili ka nevojë për dikë aq të fortë sa ‘tungsteni’, sepse ai mund të jetë pak i butë. Është bërë një term i dashur”, tha një burim i paidentifikuar i pallatit Buckingham në vitin 2018.
Meghan ndër vite ka marrë pseudonime të ndryshme të pakëndshme në media. Disa prej tyre janë “Me-gain”, “Duchess Heavy” dhe “MeMeMeghan”. Edhe pse emri i saj i plotë është Rachel Meghan Markle, ajo prezantohet në publik duke përdorur vetëm emrin e saj të mesëm./Indeksonline/