10:28 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Zbulohet rasti i dytë që shërohet nga HIV në mënyrë të natyrshme

Personi i dytë i cili është shëruar në mënyrë natyrale nga infeksioni HIV është zbuluar nga shkencëtarët në Argjentinë, duke rritur shpresat për shërimin edhe të tjerëve në të ardhmen.

Pacientja, një grua argjentinase në të tridhjetat nga qyteti Esperanzas, është zbuluar se nuk ka simptoma të virusit, tetë vjet pas diagnostikimit.

Një grup shkencëtarësh nga Harvardi e kanë bërë publike të mërkurën këtë, duke sjell shpresë e potencial për shërimin e 38 milionë njerëzve në mbarë botën.

E njohur si “Pacienti Esperanza” ajo është personi i dytë që është shëruar, pas Loreen Willenbergut, 67-vjeçare nga San Francisko.

“Të gjesh një pacient, i cili është shëruar në mënyrë natyrale është shumë mirë, por të gjesh edhe të dytin kjo do të thotë shumë”, ka thënë doktoresha Natalia Laufer.