08:42 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / A. M.

Zbulohet rasti i parë i variantit të ri të COVID-19 në Francë

Franca ka zbuluar rastin e parë të konfirmuar të variantit të ri të koronavirusit të identifikuar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten.

Personi i infektuar, është një qytetar francez që jeton në Angli, u largua nga Londra për në qytetin francez Tours fundjavën e kaluar dhe u shtrua në spital të hënën, tha Ministria Franceze e Shëndetësisë në një deklaratë, shkruan CNN.

“Personi është asimptotik për Covid-19, aktualisht është i izoluar në shtëpi dhe po bën mirë”, thuhet në deklaratë.

“Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjurmimin e kontakteve të profesionistëve shëndetësorë që u kujdesën për pacientin dhe kanë kërkuar kontaktet e tij në rrezik, në mënyrë që t’i vendosin ata në karantinë të rreptë.”