Zbulohet se çfarë i tha Messi futbollistit të Gimnastic pas miqësores të zhvilluar

Futbollisti i Gimnastic de Tarragona, Ribelles zbuloi një bisedë interesante me Messin, pas miqësores së zhvilluar kundër Barcelonës ditë më parë.
Messi ishte pjesë e Barcelonës në miqësorën ndaj Tarragona që Barcelona e fitoi me rezultatin përfundimtar në 3:1, shkruan IndeksOnline
Por, Messi nuk ishte fare i kënaqur me ndërhyrjet e ashpëra që futbollisti kundërshtar ia bënte atij, ku këtë e ka zbuluar Ribelles pas ndeshjes.
Ribelles, pretendon se pas ndeshjes, Messi t’i ketë thënë atij: “Çfarë po bën, idiot? Do ndalosh me ato ndërhyrje, gomar?”
Por, pavarësisht se ndeshja ishte miqësore, Ribelles ishte i gatshëm të jepte më të mire nga vetja në këtë sfidë.