75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / AR

Zbulohet se çka po ‘gatuhet’ në tregun muzikor, dy këngë do të publikohen së shpejti

Dy projekt të reja muzikore janë rrugës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije që reperi Ledri Vula së shpejti do të lansoj këngën e re, ku kësaj radhe po vjen solo. Klipi i këtij projekti është xhiruar në USA.

Pas suksesit më këngën “Monotonia” të cilën e solli në duet Negon, burime të Indeksonline bëjnë me dije se reperi 2TON është në përfundim të këngës së re.

Dy projektet do të lansohen së shpejti dhe pritet ta ‘godasin’ tregun muzikor./Indeksonline/