75 Mall Live Search
19:18 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zbulohet se ish gruaja e Johnny Depp, Amber Heard ushtroi dhunë ndaj aktorit

Në maj të vitit 2016, Amber Heard bëri një kërkesë për divorc duke akuzuar ish bashkshortin e saj Johnny Depp që ishte i dhunshëm ndaj sajë gjatë marteses.

Por “Daily Mail” ka shpërndarë një audio ku aktorët diskutojnë një incident, ku Amber dëgjohet duke thënë: “Më vjen keq që nuk të godita në fytyrë me një shuplakë të mirë, por unë të godita, nuk të grushtova. Nuk të lëndova, unë thjesht të rashë, nuk të grushtova”, transmeton Indeksonline.

“Unë u largova mbrëmë. Sinqerisht, të betohem sepse thjesht nuk e përballoja dot idenë e dhunës fizike, e më shumë abuzimeve fizike ndaj njëri-tjetrit. Sepse nëse do ta kishim vazhduar, do të kishte marrë për keq. Dhe zemër ta thashë një herë. Unë jam i frikësuar për vdekje, ne jemi në një skenë krimi tani”, dëgjohet të ketë thënë Depp.

“Nuk mund te të premtoj se nuk do të bëhem më e dhunshme fizikisht. Ndonjëherë e humbas kontrollin”, i thotë Heard.

Avokati i Depp, Adam Waldman konfirmoi se ajo audio është një regjistrim i vërtetë që ishtë bërë në vitin 2015. /Indeksonline/