Zbulohet se ku ka shkuar Dua Lipa pas koncertit në Itali

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbajti të dielën një koncert në stadiumin e shitur Pula Arena në Itali.
Pas koncertit ajo ka udhëtuar drejt Capri, ku ka ndjekur sfilatën festive të markës Jacquemus me rastin e 15 vjetorit të saj.
Ajo erdhi në sfilatë me një fustan të gjatë blu dhe pozoi për fotografët me një buzëqeshje në fytyrë.
Pas sfilatës, ajo shkoi në një festë ekskluzive në varkë, ku ishte e pranishme edhe Rosie Huntington Ëhiteley, gruaja e Jason Statham.

Një pjesë të atmosferës nga festa, Dua e ka ndarë në rrjetet e saj sociale./index.hr
