18:01 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet: Seksi i tepërt shkakton fertilitetin tek meshkujt, ja pse!

Një orgazmë e thatë do të thotë që burrat nuk mund të lëshojnë spermë pas orgazmës gjatë marrëdhënieve seksuale.

Ekspertët thonë se kjo mund të shkaktohet nga diçka e quajtur “ejakulim retrogjen”, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, këto orgazmat e thata mund të shkaktojnë probleme të fertilitetit tek partneri juaj.

Eksperti Dr Justin Lehmiller në një hulumtim merret me këtë temë. Në bazë të këtij studimi, orgazma e thatë është një fenomen ku burrat përjetojnë ndjesinë fizike të kulm, por nuk ejakulojnë.

Kjo për shkak të seksit të shpeshtë që kanë, dhe tendenca është që të lëshojnë sa ma pak spermë cdo herë.

Kjo është padyshim problematike për njerëzit që po përpiqen të kenë fëmijë, “tha Dr Lehmiller.

‘Orgazmat e vazhdueshme të thata do ta bëjnë të vështirë për ta riprodhuar”, theksoi Lehmiller, transmeton Indeksonline.

Pra, nëse ju dhe partneri juaj po përpiqeni të mbeteni shtatzënë dhe keni orgazma të thata, do të ishte me vlerë të shohësh një specialist të fertilitetit për trajtim.

Gjendja gjithashtu mund të jetë një shenjë e një problemi mjekësor themelor si diabeti ose një çështje e prostatës./Indeksonline/