75 Mall Live Search
10:28 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / L A

Zbulohet shifra marramendëse e fitimeve për ndeshjen e NFL-së në Bernabeu

Santiago Bernabeu ishte nikoqir i ndeshjes së NFL-së midis Washington Commandersit dhe Miami Dolphinsit.

Ndeshja e futbollit amerikan është cilësuar si një sukses i madh si për Spanjën ashtu dhe për futbollin amerikan.

78 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, ku e tregon edhe popullaritetin që ka marrë NFL-ja jashtë kufijve të SHBA-së.

Madje kjo ndeshje ka gjeneruar rreth 150 milionë euro në fitime për këshillin e Madridit.

Miami Dolphins janë ata që dolën fitues të kësaj ndeshje, ku fituan ndaj Washington Commandersit me rezultat 13-16./IndeksOnline/