Zbulohet shkaktari i përmbytjes së trenit në Gjermani

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një bosht i tej mbushur i ujërave të zeza shkaktoi një rrëshqitje dheu që nxori nga binarët një tren pasagjerësh në Gjermani, thanë sot autoritetet lokale.
Prokurorët thanë se treni u përmbys midis Riedlingen dhe Munderkingen pranë Stuttgartit pas shirave të rrëmbyeshëm në zonë.
Besohet se përmbytja ka shkaktuar një tejmbushje, duke shkaktuar një rrëshqitje dheu në brigjet që shtrihen pranë shinave.
Policia e Ulmit tha se treni ishte në një rrugë 90 km midis Sigmaringen dhe Ulmit kur doli nga binarët.
Ata thanë se hetimi për shkakun e aksidentit ishte duke vazhduar dhe vendi i incidentit do të mbetej i mbyllur.
Trafiku hekurudhor do të mbetet i pezulluar dhe puna e pastrimit do të fillojë të hënën, transmeton KosovaPress.
Rreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagonë dolën nga binarët në një zonë të pyllëzuar dje rreth orës 18:10.