Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të famshëm të Hollywoodit

Pas lajmit të hidhur se Andre Braugher vdiq në moshën vetëm 61-vjeçare, tashmë është bërë i ditur shkaku i vdekjes.
Policia konfirmoi për Variety se aktori vdiq nga kanceri në mushkëri. Ai u diagnostikua me sëmundjen vetëm disa muaj më parë, tha një zëdhënës. Aktori ishte i njohur për rolet e tij në serialet si “Vrasje” dhe “Brooklyn Nine-Nine”. Ai ishte vetëm 61 vjeç.
Braugher vdiq të hënën pas një sëmundjeje të shkurtër, raportoi fillimisht “The Hollywood Reporter”, duke cituar zëdhënësen e aktorit, Jennifer Allen. Andre Braugher fitoi një Emmy për paraqitjen e tij në serialin NBC “Homicide” dhe u nominua për një Emmy për sitcomin e Fox “Brooklyn Nine-Nine”.
Ai ishte i martuar me kolegen e tij aktore Ami Brabson që nga viti 1991. Të dy kanë tre djem./Indeksonline/