75 Mall Live Search
23:31 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohet shkaku i vdekjes së papritur të aktorit amerikan

Është bërë i ditur shkaku i vdekjes së aktorit Jason Davis.

 Ai vdiq papritur në fillim të këtij viti në moshën 35 vjecare.

Sipas të dhënave të fundit ai vdiq nga “efektet e fentanilit”, njofton TMZ, transmeton Indeksonline.

 Fentanil është një qetësues sintetik i opioidit, i aprovuar për trajtimin e dhimbjeve të forta, zakonisht dhimbjen e avancuar të kancerit.

Jason u bë  i njohur për rolin e Mikey Blumberg në serialin e animuar të Disney Chanel Recess nga 1997-2001.

Jason kishte luftuar me varësinë, dhe ai ishte bashkëthemeluesi i një bamirësi të quajtur Cure Addiction Now./Indeksonline/