75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / AR

Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit të njohur

Reperi i njohur amerikan Fatman Scoop ka ndërruar jetë javë më parë.

Gjatë një performance ndërroi jetë dhe tashmë është zbuluar edhe shkaku i vdekjes, transmeton Indeksonline.

Ylli i muzikës thuhet se vdiq si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është raportuar nga Los Angeles Times, të cilët kanë cituar përgjegjësin mjekësor.

Ndryshe, Fatman ka punuar me shumë emra të mëdhenj të hip-hopit gjatë karrierës së tij si Missy Elliott dhe Mariah Carey./Indeksonline/