Zbulohet shkalla e lëndimit të Fernando Alonsos

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso, dje gjatë ditës ka pësuar një aksident me biçikletë.
Alonso ishte duke ngarë një biçikletë kur u godit nga një makinë, shkruan IndeksOnline.

Mediat e huaja e kanë kuptuar edhe shkallën e lëndimit të ish-kampionit botëror në Formula 1.
Ashtu siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, Alonso ka të thyer dhëmbët dhe nofullën, por gjendja e tij nuk është kritike.
Kujtojmë se Alonso është rikthyer në Formula 1 te skuadra e Alpine. Por, shpresojmë që deri më 28 mars ai do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri 2021./IndeksOnline/
