75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, i treti në kërkim

Është zbuluar një “shtëpi bari” në Shkodër, me ç’rast janë arrestuar kushërinjtë dhe i treti është në kërkim.

Gjatë aksionit janë ndaluar edhe katër persona dhe janë proceduar edhe dy të tjerë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi rezultoi se në ambientin ku kultivohej lënda narkotike ishin kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë.

“Nga kontrollet e kryera prej policisë në dy banesa dhe një stallë, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë. Për këtë rast policia ka referuar ne prokurori ndjekjen penale për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, thuhet në njoftim./Abcnews.al