75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Zbulohet shuma e parave që Gazpromi rus paguante në UEFA

UEFA ka njoftuar se ka prishur marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e Rusisë.

Kjo vjen si ndëshkim për luftën që Rusia e ka nisur në Ukrainë.

FIFA dhe UEFA njoftuan se e kanë suspenduar Rusinë nga të gjitha garat, ndërsa si ndëshkim tjetër ishte prishja e sponzorizimit të UEFA-s me Gazpromin.

Kështu, UEFA humb dhjetëra miliona euro nga kjo marrëveshje e cila u nënshkrua vitin e kaluar dhe kishte afat deri në vitin 2024.

Gazpromi do t’i paguante çdo vit UEFA-s një shumë prej 40 milionë eurove.

Përveç UEFA-s, marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e ka prishur edhe ekipi gjerman, Schalke 04.