23:27 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zbulohet shuma e parave që Greqia i dha Durmishajt për të lënë Shqipërinë

Rikthehet edhe njëherë në skenë emri i Fjorin Durmishajt.

Durmishaj që refuzoi fanellën e kombëtares së Shqipërisë për të luajtur për Greqin, ka bërë bujë të madhe.

Sulmuesi shqiptar u patë shpreh i lumtur me këtë lëvizje të tij.Tashmë kanë dal fakte të reja rreth këtij kalimi të tij tek Greqia.

“Shqiperia.ch” nga burime të sigurta në vendin fqinj, siguron se 250.000 euro kanë mbërritur menjëherë në llogarinë e Durmishajt pas zgjedhjes së Greqisë.

Sulmuesi ka qënë në mëdyshje deri në fund për vendimin, derisa Federata Greke e Futbollit ka vendosur në zbatim planin e saj B për tërheqjen e lojtarëve.

Nuk është hera e parë që helenët japin shuma monetare për të bindur përfundimisht lojtarët shqiptarë për të veshur fanellën e tyre, vetëm se këtë herë shuma monetare është paksa më e ulët nga çfarë japin zakonisht.
Madje po i njëjti burim, ka shprehur gjithë habinë sesi e vërteta nuk është përhapur ende në Shqipëri, pasi në Greqi dihet nga pjesa më e madhe e njerëzve që janë më afër futbollit