75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 04 Shtator 2020 / C E

Zbulohet skandali i Realit, mashtroi me çmimin e Hazardit

Real Madrid e bleu Eden Hazradin nga Chelsea për 100 milionë euro, të paktën kështu u zyrtarizua nga mediat dhe klubi.

Por një lajm tronditës ka dalë në skenë që prek pikërisht klubin spanjoll.

Real Madrid ka mashtruar përsa i përket çmimit të blerjes së Hazardit.

Sipas “HLN Sport”, Real Madrid e ka blerë sulmuesin belg për 160 milionë euro dhe jo për 100 milionë euro.

Në media Reali e nxori sikur Hazardin e ka blerë 100 milionë euro, por në fakt është blerë 60 milionë euro më shumë. /IndeksOnline/