75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skuadra e re e Yaya Toures, rikthehet te skuadra e njohur evropiane

Yaya Toure është pranë rikthimit në Olympiakos.

Agjenti i Toures zbuloi mbrëmë se ish-mesfushori i Man Cityt i kaloi testet mjekësore.

Dhe ishte raportuar se mesfushori afrikan do t’i bashkohej ndonjë klubi nga kryeqyteti, transmeton IndeksOnline.

Por, ai ka arritur marrëveshje ta vazhdojë karrierën me Olympiakosin, ku aty luajti në vitin 2005 duke fituar dopietën.

Toure, 35-vjeçar, pritet të fitojë rreth 2 milionë funte në sezon në Greqi.

Por, ai nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e Europa Leagues të enjten ndaj Burnleyt, ku grekët prijnë me rezultat, 3-1 aps ndeshjes së parë./IndeksOnline/