14:43 / E Martë, 18 Qershor 2024 / k.v

Zbulohet skulptura e Leotrimit në Skenderaj

Është bërë zbulimi i skulpturës së 7-vjecarit, Leotrim Ahmetit, i vrarë nga forcat serbe në oborrin e shtëpisë së tij.

Në ndër të 25-vjetorit të “Ditës së Çlirimit” të komunës së Skenderajt, kanë marrë pjesë shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Skenderajit, Fadil Nura si dhe ish-krerët e UÇK-së, Hysni Gucati.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, në një fjali rasti shprehi mirënjohje për të gjithë të renët për liri për ndër të 25-vjetorit të çlirimit të Skenderajt.

Nura tha se Leotrimi do të jetë sot e përgjithmonë në qendër të Skenderajt, transmeton IndeksOnline.

“Në këtë ditë në shënojmë dy data shumë të rëndësishme. Mirënjohje të lartë për martirët dhe të renët për liri, pa sakrificën e tyre Kosovës vështirë t’i arrihej liria e merituar. Kjo pjesë ë qytetit tonë do të persifikojet nga dy figura të rëndësishme, komandantit Adem Jashari dhe Leotrim Ahmetit”, ka thënë Nura.

Milam Ahmeti, foli në emër të familjes Ahmeti, ku tha se Leotrimi po kthehet në shtëpinë e tij i mbuluar në bronz.

“Sot në këtë 25-vjetor aq sa kemi gëzim, ne kthehemi në vitin 1998, ky kthim na ngjall dhimbjen e mallin për të rënët tanë, e me e rënda është rënia e Leotrimit.  Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes i mbuluar në bronz. Ngjarje si këto janë shembuj që përmes Leotrimit të mos harrojmë të kaluarën”, ka thënë Ahemti.

Kujtojmë, se  Leotrim Ahmeti vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Tetë muaj pas vrasjes së Leotrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.

Sot mbushen 25 vite nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe.

Për të shënuar këtë ditë komuna e Skenderajt ka mbajtur seancë soleme si dhe ka organizuar homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Marinë./IndeksOnline/