75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / G T

Zbulohet sulmuesi i Rumanisë, që pritet të luajë kundër Kosovës, është në formë të jashtëzakonshme!

Kombëtarja e Kosovës të premten në mbrëmje luan ndeshjen e parafundit të UEFA Nations League ndaj Rumanisë.

Në mediat rumune raportohet se do të ketë ndryshime interesante në 11-shen e Rumanisë për ndeshjen ndaj “dardanëve”, shkruan Indeksonline

Daniel Birligea pritet të jetë sulmuesi kryesor i Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës, duke zënë vendin e Denis Dragus-it, i cili nuk është në formë të mirë te Trabzonspori i Turqisë.

Birligea luan te Steaua e Bukureshtit dhe gjatë këtij edicioni në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 3 asiste në 22 paraqitje.

24-vjeçari ka luajtur vetëm dy herë për Rumaninë, por s’ka shënuar asnjëherë me fanellën e shtetit të tij.

Gazetari i Prosport, Daniel Nazare kërkon nga trajneri Mircea Lucescu, që përveç sulmuesit Birligea të startojë edhe me mesfushorin e Steauas së Bukureshtit, Darius Olaru – i cili në 21 ndeshje totale ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asiste./Indeksonline/

Daniel Bîrligea a primit o ofertă din Rusia și a dat răspunsul: "700.000  salariu" - spotmedia.ro