11:05 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Zbulohet surpriza e Adrola Dushit për ditëlindjen e djalit të saj

Ditën e djeshme djali i Adrola Dushit, Troi, festoi 7-vjetorin e lindjesmegjithëse e dedikuar plotësisht te karriera, modelja është një nënë me kohë të plotë për djalin e saj të vogël Troin.

Së fundmi, Adrola ka publikuar pamjet nga festa që i ka organizuar Troit. Ajo ka ndarë një video në Instastory, ku duket se fabula e festës ka qenë “galaksia e Troit”.

Në video shohim se ambienti është zbukuruar me tullumbacw e planete, teksa po ashtu nuk mungon as bredhi i Krishtlindjeve.

“Galaksia e Troit”- ka shkruar Adrola krah videos

Ndërkohë Troi ka marrë urime të shumta sot edhe nga mikeshat më të ngushta të mami Adrolës. Modelja e njohur ka treguar se ka krijuar një raport shumë të ngushtë me të birin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti.