16:57 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zbulohet surpriza e Miss Universe? Këngëtarja shqiptare sfilon për herë të parë!

Në mes të Tiranës, mbrëmjen e sotme do të mbahet eventi i shumëpritur për të gjithë vajzat që aspirojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në skenën e madhe të Miss Universe World.

Nën drejtimin e Inger Skurës, vajza nga i gjithë vendi do të shfaqen në skenën e Pallatit të Kongreseve për të konkurruar me njëra tjetrën për të fituar kurorën e argjendtë.

Mbrëmja e sotme do të ketë mjaft surpriza për publikun, të cilët do të kenë mundësinë të dëgjojnë edhe këngëtarë si Olsi Bylyku, Lorenc Hasrama, Irma Libohova dhe Aurela Gaçe.

Mesa duket, performancat e mbrëmjes nuk do të jenë të vetmet surpriza që organizatorët kanë menduar për publikun.

Evi Reçi duket se do të jetë krah misseve për të sfiluar bashkë me to dhe në videon e siguruar nga IndeksOnline.net , moderatorja dhe këngëtarja shqiptare shfaqet krah Oni Hysenbelliut dhe prezantuesve të show-t duke bërë prova për ecjen e saj.

Nëse Evin do ta shohim me të vërtetë nën petkun e një modeleje, por kjo mbetet për të parë mbrëmjen e sotme.