75 Mall Live Search
23:06 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Zbulohet topi për finalen e Kupës së Afrikës

Të dielen zhvillohet finalja e Kupës së Afrikës, ku Maroko përballet me Senegalin.

CAF sot ka prezantuar topin zyrtar me të cilën do të luhet ndeshja finale, shkruan IndkesOnline.

Ata do të luajnë me një edicion special të Topit Zyrtar të Ndeshjes, me detaje ari si një homazh për dy ekipet finaliste.

Topi që është përdorur gjatë TotalEnergies CAF AFCON Morocco 2025, ka një dizajn mbresëlënës që përfshin modele gjeometrike tradicionale marokene zellij, të karakterizuara nga gjeometria qendrore e yjeve, konturet e petaleve me lule dhe simetria rrethore.

I ndërtuar mbi teknologjinë e përparuar Orbita 6 të PUMA-s, topi përzien në mënyrë të përsosur trashëgiminë me inovacionin, duke ofruar standardet e performancës së kërkuara për gara të nivelit elitar, ndërkohë që feston kulturën afrikane./IndeksOnline/