Zbulohet trafiku ndërkombëtar i drogës, Shqipëri-Itali-Holandë, 14 të arrestuar
Një operacion masiv anti-drogë ka çuar në arrestimin e 14 personave që trafikonin lëndë narkotike nga Holanda në Shqipëri.
Ky superoperacion u zhvillua nga policia italiane në bashkëpunim me policinë holandeze dhe u finalizua
në Firence.
Sipas hetuesve, qendër e drogës dyshohet të ketë qenë Shqipëria, prej dhe nga ka kaluar. Më pas, trafiku
vazhdonte drejt Holandës me destinacion përfundimtar Italinë, raporton Tvklan.
Përtimet nga të ardhurat e drogës ky rrjet i trafikut ndërkombëtar i investonte në trafikun e prostitucionit.
Mes të arrestuave mendohet se ka edhe shqiptarë.
Ndaj tyre është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 1 ton lëndë narkotike.