75 Mall Live Search
12:53 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / G T

Zbulohet transferimi i parë i Maresca-s te Chelsea, është zëvendësues i Thiago Silvas

Skuadra e Chelseat është duke u bërë gati për afatin e verës dhe tashmë duket se ka piketuar një mbrojtës qendror.

Siç raporton Fabrizio Romano – Blutë e Londrës kanë filluar negociatat me mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyo, shkruan Indeksonline 

26-vjeçari zhvilloi paraqitje fantastike me Fulhamin gjatë sezonit të kaluar në Premier League. Ai shënoi dy gola në 20 paraqitje.

Vlera e futbollistit anglez sipas sajtit “Transfermarkt” është vetëm 20 milionë euro, por transferimi i tij në “Stamford Bridge” pritet të ndodh me para-metra zero pasi i ka skaduar kontrata me klubin nga Londra./Indeksonline/