08:35 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet videoja: Ancelotti “prezanton” Diego Costan

Carlo Ancelotti është duke tentuar të sjellë yje në skuadrën e tij të re Napoli.

Ish-trajneri i shumë skuadrave e mori përsipër klubin italian, pas largimit të Maurizio Sarrit, transmeton IndeksOnline.

Carlo së fundmi është parë në Londër  dhe papritmas është takuar me ish-lojtarin e Chelseat tani i Atletico Madrid, Diego Costa. Sulmuesi spanjoll është paraqitur me fanellën e klubit të Napolit dhe afër tij gjendet trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre.

Kjo duket si të jetë një prezantim, por në të vërtetë është vetëm një shaka e krijuar mes trajnerit dhe lojtarit.

Megjithatë, nuk i dihet deri në fund të afatit. Costa është një objektiv i Ancelottit./IndeksOnline/